Ballina BOTA Barcelona në ditën e shtatë të protestave, frikë nga përplasja e grupeve...

Barcelona në ditën e shtatë të protestave, frikë nga përplasja e grupeve pro dhe kundër pavarësisë së Katalonjës

Për të shtatën ditë me rradhë, Barcelona ka parë të derdhet në rrugë zemërimi i mijëra qytetarëve, të cilët protestojnë kundër burgosjes së liderëve të pavarësisë së Katalonjës

Ndërsa në nivel politik nuk ka ende asnjë zhvillim për ti dhënë fund krizës, pasi kryeministrin e përkohshëm Spanjoll Pedro Sanchez dhe presidentin e Katalonjës, Quim Torra, i ndan nga njëri tjetri një murr i lartë pikpamjesh.

Ministri i brendshëm spanjoll Fernando Grande-Marlaska Gómez, po përpiqet ta zvogëlojë krizën duke e kanalizuar në një problem të rendit publik.

“Është një problem i rendit publik. Ka nga ata që duan të demonstrojnë paqësisht, por ka edhe nga ata që duan të shkaktojnë trazira në vend, duke thyer rregullat e Kushtetutës Spanjolle dhe shkelur kodin penal”.

Në sheshet e Barcelonës kanë manifestuar madje edhe ata katalanas që kundërshtojnë kërkesën për pavarësi, të cilët së bashku me liderët politikë të partisë ‘Ciudadanos’, u mblodhën para selisë së policisë. Ekziston frika se mes tyre dhe mbështetësve të pavarësisë mund të ketë përplasje.

Ndërkohë, vlerësohet se dëmet e shkaktuara nga protestat e dhunshme kapin shifrën e mbi 2.5 milion euro.