Barcelona “heq dorë” nga Suarez, lojtari shumë shpejt te Juventus

25

Barcelona ka vendosur të heqë dorë prej Luis Suarez dhe t’ja japë kartonin e tij Juventusit.

Zyrtarizimi i Suarez si futbollist te klubi italian do të ndodhë shumë shpejt.

Nuk dihet ende se sa ka qenë shuma për të cilën kanë rënë dakort dy skuadrat, por paga e uruguajanit llogaritet 10 milionë euro në sezon.

Me shumë gjasa 33 vjeçari do të firmosë për 3 vite duke përfituar 30 milionë plus bonuset.