Ballina Aktualitet Banorët bllokojnë qarkullimin në Tiranë, protesta tek “Unaza e Re”

Banorët bllokojnë qarkullimin në Tiranë, protesta tek “Unaza e Re”

Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm duke bllokuar rrugën për rreth një orë, pas ngritjes prej ditësh kundër projektit të “Unazës së Re”.

Ky projekt parashikon shembjen e mbi 300 banesave dhe bizneseve duke përfshirë zonat nga “Pallati me Shigjeta” deri tek “Shqiponja”.

Në këto kushte, banorët kanë bllokuar mëngjesin e sotëm në shenjë proteste qarkullimin, si dhe nuk kanë dërguar fëmijët në shkollë.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre, në të kundërt kërcënojnë se nuk do të lejojnë ndërtimi i këtij projekti.

Ndërkohë, të pranishme në këtë proteste nuk ka forca të shumta policore.