Ballina Aktualitet Banka e Shqipërisë: Sistemi bankar me fitim 15.4 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë: Sistemi bankar me fitim 15.4 miliardë lekë

Sistemi bankar në vendin tonë zgjeroi fitimet gjatë muajit tetor 2018.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për 10 muaj e këtij viti fitimi i përbashkët i bankave tregtare arriti në 15.4 miliardë lekë, në rritje me afro një miliardë lekë krahasuar me nëntëmujorin.

Banka Qendrore vlerëson se, sistemit bankar për tremujorin e tretë të vitit 2018, u zgjerua, pozitivisht dhe performanca financiare mbeti e mirë dhe sektori bankar qëndroi i mirëkapitalizuar e likuid.

“Teprica e kredisë u rrit lehtë, ndërsa raporti i kredive me probleme ka rënë si ndaj një tremujori, ashtu edhe ndaj një viti më parë. Rezultatet e ushtrimit të provës së rezistencës përgjithësisht tregojnë që në skenarin bazë dhe të moderuar, treguesit e kapitalizimit paraqiten të qëndrueshëm,” – citon BSH-ja në raportin e saj.