Ballina Aktualitet Banka e Shqipërisë: Përfshirja financiare e popullatës, prioritetet edhe në 2019-tën

Banka e Shqipërisë: Përfshirja financiare e popullatës, prioritetet edhe në 2019-tën

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përfshirja financiare e popullatës përbën një nga prioritetet e rëndësishme të momentit.

Gjatë vitit 2018, BSH dhe sektori bankar i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë përfshirjes financiare dhe edukimit financiar të popullatës.

Ndërsa tashmë është vërtetuar se rritja e përfshirjes financiare të popullatës ndikon në rritjen e mirëqenies së saj në mënyrë të harmonizuar.

Për këtë qëllim, Banka Qendrore, gjatë këtij viti, ndërmjet të tjerash ka ideuar dhe vënë në zbatim një sërë projektesh edukuese të përshtatura për segmente të ndryshme të popullatës.

Edukimi financiar, përmes botimeve specifike të natyrës informuese mbi produktet dhe shërbimet bankare, së bashku me zhvillimet në infrastrukturën e pagesave dhe në shërbimet e pagesave, janë hapa konkretë për një mundësi më shumë për akses financiar nga çdo segment i popullatës, nisma të cilat do të zhvillohen më tej edhe në vitin në vazhdim.