Ballina Aktualitet Banka e Shqipërisë nxit përdorimin e monedhës kombëtare

Banka e Shqipërisë nxit përdorimin e monedhës kombëtare

Banka e Shqipërisë (BSH) është angazhuar për të nxitur rritjen e përdorimit të monedhës kombëtare, duke i kushtuar rëndësi dhe aspektit strategjik të arkitekturës mbikëqyrëse dhe rregullatore të sistemit financiar.

Për të nxitur rritjen e përdorimit të monedhës kombëtare, në fillim të vitit 2018, BSH-së miratoi një sërë ndryshimesh rregullative që prekin aktivet dhe pasivet e sektorit bankar dhe vendosjen e kërkesave për një ndërgjegjësim më të mirë të huamarrësve, lidhur me kreditimin e pambrojtur në valutë.

Gjithashtu në përmbushje të rolit të saj ligjor si Autoritet i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në vend, Banka e Shqipërisë krijoi “Fondin për ndërhyrjen e jashtëzakonshme”, përmes kontributit të bankave.

Ky fond do të mbështesë zbatimin e instrumenteve të Bankës së Shqipërisë në drejtim të ndërhyrjes së jashtëzakonshme.