Ballina Aktualitet Banka e Shqipërisë, ish-ministri Bode, kandidat për anëtar në bordin mbikqyrës

Banka e Shqipërisë, ish-ministri Bode, kandidat për anëtar në bordin mbikqyrës

Ish-ministri i Financave të Partisë Demokratike, Ridvan Bode, mund të jetë kandidati i propozuar nga qeveria për anëtar në bordin mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Emri i ish-ministrit demokrat të Financave në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër është një nga kandidatët më të mundshëm që do të paraqitet në Kuvend si pjesë e plotësimit të vendeve në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, mbështetur në propozimet e bëra nga Kuvendi për 5 anëtarë dhe nga Këshilli i Ministrave për tre anëtarë.