Ballina Uncategorized Banka e Shqipërisë, guvernatori Sejko: Ekonomia në rritje, leku do të forcohet

Banka e Shqipërisë, guvernatori Sejko: Ekonomia në rritje, leku do të forcohet

Gjatë një konference të mbajtur për shtyp në ambientet e Bankës së Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko u shpreh se falë zhvillimeve pozitive ekonomike Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosi të mbajë të pandryshaur normën bazë të interesit në nivelin një përqind.

Guvernatori pohoi se monedha vendase leku do të vijojë të mbiçmohet edhe në gjysmën e parë të këtij viti dhe ekonomia do të ketë rritje.

Sipas Sejkos edhe “Presionet e brendshme dhe të jashtme inflacioniste po shkojnë drejt ekuilibrimit.

Guvernatori i BSH shtoi se “Normat e interesit të kredive mbeten në nivelet më të ulëta historike, kurse kursi i këmbimit ka qenë i qëndrueshëm gjatë muajit janar”.

Ai foli edhe për një përmirësim të balancave në sektorin bankar ku veçoi zbritjen e kredive me probleme në 11 përqind.