Ballina Aktualitet Banka e Shqipërisë, guvernatori Sejko: Buxheti 2019 do të ulë borxhin publik

Banka e Shqipërisë, guvernatori Sejko: Buxheti 2019 do të ulë borxhin publik

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko parashtroi sot përpara Komisionit Parlamentar të Ekonomisë vlerësimet mbi projektbuxhetin e vitit 2019. Sejko tha se projektbuxheti i vitit 2019 parashikon uljen e mëtejshme të defiçitit buxhetor në nivelin 1,9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kundrejt nivelit 2% të pritur në 2018.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi se ky buxhet ul normat e interesit, nxit kreditimin dhe lehtëson uljen e borxhit. “Gjithashtu, projektbuxheti i vitit 2019 mbështetet në projeksione ekonomike dhe fiskale të pranueshme. Ne vlerësojmë se projektbuxheti i vitit 2019 ruan tendencën e konsolidimit fiskal dhe ul rrezikun në ekonomi,” – deklaroi Sejko.