Ballina Aktualitet Banka e Shqipërisë: Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve u rritën me...

Banka e Shqipërisë: Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve u rritën me 14,3%

Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve shënuan rritje prej rreth 14.3% në terma vjetorë, ndikuar në masë të madhe nga zgjerimi vjetor i eksportit të shërbimeve me 9.8%.
Banka e Shqipërisë publikoi raportin mbi zhvillimet e tregtisë së jashtme, ku evidenton se, eksporti i mallrave gjithashtu u zgjerua me 28.5% në terma vjetorë.
Nga ana tjetër, citon BSH-ja, importi i përgjithshëm u zgjerua me rreth 4.8% në terma vjetorë, me kontribute kryesore nga importi i mallrave, i rritur me rreth 5.5% krahasuar me një vit më parë.
Importi i shërbimeve gjithashtu përjetoi një rritje prej 3.3%. Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, deficiti i përgjithshëm tregtar i mallrave dhe shërbimeve u ngushtua me 12.8% në terma vjetorë.