Ballina Aktualitet Banka e Shqipërisë: Depozitat shënuan vlerën 989 miliardë lekë gjatë 2018

Banka e Shqipërisë: Depozitat shënuan vlerën 989 miliardë lekë gjatë 2018

Banka e Shqipërisë bën të ditur se në fund të vitit 2018, totali i depozitave bankare shënoi vlerën 989 miliardë lekë, ose gati 7.8 miliardë euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në krahasim me një vit më parë, depozitat në banka, në valutë u rritën me rreth 1% (duke pasur parasysh efektin e zhvlerësimit të euros, rritja reale ka qenë më e lartë).

Efektin kryesor në rritjen e valutës në banka e kanë dhënë depozitat pa afat të bizneseve, të cilat u rritën me rreth 120 milionë euro, ose 22,4%, bën të ditur BSH.