Ballina Ekonomi / Biznes Banka Botërore, bizneset shqiptare paguajnë shumë dhe fitojnë pak

Banka Botërore, bizneset shqiptare paguajnë shumë dhe fitojnë pak

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, “Të bësh biznes 2019”, bizneset shqiptare rezultojnë në nivelin më të lartë për sa i përket pagesës së taksave dhe kontributeve që janë sa 37,3 përqind e fitimeve të tyre.

Shqipëria dhe Serbia kanë normën më të lartë të tatim fitimit në rajon me 15 përqind kurse Maqedonia, Kosova dhe Bosnja e kanë tatim fitimin 10 përqind dhe Mali i Zi rezulton 9 përqind.

Shqipëria dhe Serbia kanë gjithashtu kontributet më të larta të sigurimeve shoqërore të paguara nga punëmarrësi, me përkatësisht 15 dhe 17.9 përqind. Gjithashtu TVSH, që është në fakt një taksë e cila nuk paguhet nga bizneset, por mblidhet përmes tyre nga konsumatorët, është sërish më e larta në Shqipëri dhe Serbi, me 20 përqind. Por edhe pse Shqipëria dhe Serbia kanë nivele të ngjashme taksash, vendi ynë mbledh të ardhura buxhetore si më i ulëti në rajon përveç Kosovës dhe ndër më të ulëtit në Europë.