Ballina BOTA Bangladesh, zjarr i madh, 78 të vdekur

Bangladesh, zjarr i madh, 78 të vdekur

epa07384561 Firefighters inspect the aftermath of a fire that broke out in the Chawkbazar area of Old Dhaka, Bangladesh, 21 February 2019. According to the local media reports, the death toll from the fire at a chemical warehouse in Chawkbazar area of Old Dhaka has now risen to 70, and among the injured, 41 were admitted to Dhaka Medical College Hospital. EPA/MONIRUL ALAM

Ka shkuar në 78 viktima dhe dhjetëra të plagosur bilanci i zjarrit që ra në një lagje historike në kryeqytetin e Bangladesh, Dacca. Lajmin e bën të ditur Bbc, sipas së cilës flakët kanë rënë në një ndërtesë ku ishte një depozitë substancash kimike që ka marrë flak. Që nga aty zjarri është shpërndarë me shpejtësi në ndërtesat aty pranë. Mes viktimave, ishin edhe disa persona që ishin në një festë beqarie në një restorant aty pranë.

Forcat zjarrfikëse kanë pasur vështirësi për shuarjen e zjarrit për shkak të pengesave me rrugët e ngushta dhe mungesën e ujit.
Shumë persona kanë mbetur të bllokuar në pallate, ashtu siç raportojnë zyrtare lokal që flasin për ‘një situatë vërtetë të vështirë’.
Vendi ku ka rënë zjarri karakterizohet nga prezenca e një numri të madh ndërtesash, të ngjitura me njëra-tjetrën dhe të ndara vetëm nga rrugë shumë të ngushta.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri