Ballina BOTA Bangladesh, zgjedhje të përgjakshme, 15 votues të vdekur

Bangladesh, zgjedhje të përgjakshme, 15 votues të vdekur

Të paktën 15 vetë u vranë gjatë përleshjeve në Bangladesh të dielën midis mbështetësve të qeverisë dhe të opozitës, ndërsa sot në vend zhvillohen zgjedhjet politike.

Banorët e vendit, votojnë sot për t’i dhënë ose jo një mandat të tretë radhazi kryeministres Sheik Hasina, nën akuza për abuzimin me drejtat e njeriut nga qeveria e saj.

Zgjedhjet e përgjithshme u mbyllën me përplasje vdekjeprurëse dhe akuza për manipulim të votave. Ndërsa janë raportuar deri tani 15 të vrarë nga disa qarqe.

Komisioni Zgjedhor i Bangladeshit tha për Reuters se kishte dëgjuar akuza të manipulimit të votave “në gjithë vendin” dhe se do të niste hetimet. Zgjedhjet mund ti japin një mandat të tretë kryeministres aktuale Sheik Hasina. Ndërsa rivalja e saj kryesore ndodhet në burg me akuzën e korrupsionit.