Një 85-vjeçar ka humbur jetën, pasi banesa në të cilën jetonte është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:20, në Golem, Kavajë, ku si pasojë ka humbur jetën shtetasi me iniciale L.K.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.