Ballina SPORT Balotelli bën të lumtur fansin, i plotëson ëndrrën

Balotelli bën të lumtur fansin, i plotëson ëndrrën

Një 23-vjeçar me një problem të veçantë në dorën e tij dhe me një ëndërr në sirtar, të njohë idhullin e tij, Mario Balotelli. Kjo është historia e bukur e Gabriele, vëllai i Amedeo Groeco, njërit prej dy komikëve Pio dhe Amedeo, i cili falë “C’e posta per te” ka mundur të takojë mitin e tij dhe të marrë dhuratë një makinë.

Sulmuesi i Marsejës po dëgjonte me vëmendje prezantimin e Gabriele, por kur në studion e Maria De Filipi ndërhyri dyshja e komikëve, ai nuk kurseu batutat me ta. Dy komikët u paraqitën me dhurata të ndryshme në studio, nisur nga fakti që në “Francë ushqehen keq” dhe me një foto të Matteo Salvinit me një dedikim të rremë të personalizuar.

Sigurish e gjitha ishte pjesë e një plani të arkitektur nga Pio dhe Amedeo, të cilët shpresonin të bindin futbollistin t’i blejë një makinë Gabriele, i cili mezi mori dhe patentën. Balotelli më në fund arriti të firmosë kontratën duke emocionuar edhe të riun.
Maria De Filippi vlerësoi edhe gjestin e Balotellit, të cilin e cilësoi vërtet unik.
“Në kaq vite prezantim askush nuk ka bërë një gjest të tillë në studio,” – u shpreh ajo.