Ballina Aktualitet Ballkani Perëndimor, rënie drastike e cilësisë së jetës

Ballkani Perëndimor, rënie drastike e cilësisë së jetës

Rezultatet e Anketës Evropiane të Cilësisë së Jetës, një studim ky i përpiluar nga Bashkimi Evropian dhe ku janë përfshirë edhe vendet kandidate për t’u anëtarësur, citon se pikërisht vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pësuar rënien më dramatike të kënaqësisë së jetës përgjatë viteve 2011-2016 për grupmoshat 45-54 vjeç.

Rënia më dramatike është raportuar në grupin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku kënaqësia e jetës ra në mënyrë dramatike për grupmoshat 45-54 vjeç dhe vijon rënien në një nivel konstant deri në moshën 75 vjeç.

Anketa Evropiane të Cilësisë së Jetës tregon rezultatet në tre fusha kryesore: cilësia e jetës, cilësia e shoqërisë dhe cilësia e shërbimeve publike. Për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, krahasuar me sondazhin e vitit 2011, nivelet e optimizmit janë rritur, kënaqësia me standardet e jetesës është rritur dhe disa tregues të tjerë të cilësisë së jetës janë kthyer në nivele të para krizës në shumë vende.

Por, një tregues i tillë nuk ka rezultuar i vërtetë për vendet kandidate, ku rezulatet kanë qenë negative.

(marrë me shkurtime nga revista Monitor)