Ballina Aktualitet Bajrami i Fitrit, kryedemokrati Basha uron besimtarët myslimanë

Bajrami i Fitrit, kryedemokrati Basha uron besimtarët myslimanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi të veçantë në Facebook, u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Bajramit të Fitrit.

“Të nderuar besimtarë e veçanërisht ju që keni agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra Gëzuar Fiter Bajramin, – ka shkruar lideri demokrat Basha në mesazhin e tij. – Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja, sjelltë mbarësi për ju e familjet tuaja dhe e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”