Ballina Aktualitet Bajrami i Fitrit, kreu i Komunitetit Mysliman uron më shumë vëllazëri në...

Bajrami i Fitrit, kreu i Komunitetit Mysliman uron më shumë vëllazëri në të mirë të kombit (VIDEO)

Sot është dita e fundit e muajit të Ramazanit dhe nesër besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Fitrit. Në urimin e tij, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, apelon për më tepër vëmendje dhe harmoni.

“Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi, – theksoi Spahiu në urimin e tij drejtuar gjithë besimtarëve myslimanë. – Bajrami është ftesa nga zemra në zemër për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkuptimet, mosmarrëveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar.”

“Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit,” – nënvizoi më tej kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.