Ballina Showbiz Baby G prezanton të dashurin në darkën e Shën Valentinit

Baby G prezanton të dashurin në darkën e Shën Valentinit

Festa e të dashuruarve mesa duket i ka mbushur mendjen këngëtares së famshme Baby G të bëjë publik partnerin e saj.

Këngëtarja me origjinë nga Kukësi, Gordana Kingji apo siç njihet për publikun Baby G, ka publikuar një foto nga darka romantike me rastin e 14 Shkurtit.

Baby G, deri më tani është deklaruar ‘single’ por siç shihet personi në foto ia ka rrëmbyer zemrën këngëtares. Gordana nuk ka zbuluar asgjë më shumë rreth djalit dhe as nuk e ka etiketuar emrin e tij në Instagram.

“Shpresoj që të gjithë të keni pasur një ditë të mirë,” – ka shkruar ajo bashkangjitur fotos.