Babai i vrau nënën me bukë në gojë, Bashkia i jep ndihmë 10 mijë lekë në muaj 3 vjeçares

18

Këshilli Bashkiak i Fierit ka akorduar ditën e sotme një ndihmë prej 100 mijë lekë të vjetëra në muaj për vajzën 3 vjeçare të Sabrina Bengajt, e cila u ekzekutua nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë në fshatin Zhupan të Fierit.

23 vjeçarja Bengaj u vra me kallshnikov në derën e shtëpisë nga Elton Metaj, ish-bashkëshorti i saj, i cili një vit më parë e kishte marrë peng së bashku me familjen.

Ai ia arriti të dilte nga burgu për shkak të vendimeve te dyshuara ne shkelje nga Prokurori Çlirim Sino dhe gjykatësi Piro Sota. Ndërkohë viktima ishte dhe me urdhër mbrojtje, gje e cila e ben dhe me te rende ngjarjen dhe mos veprimin e organeve te shtetit.