Ballina SPORT Babai i Luka Modriç emocionon botën me fjalët e tij

Babai i Luka Modriç emocionon botën me fjalët e tij

Luka Modriç u shpall mbrëmjen e djeshme futbollisti më i mirë në planet.

Mesfushori kroat arriti të mposhtte Cristiano Ronaldon dhe Antoine Griezmanin, që ishin gjithashtu finalistë  për “Topin e Artë”.

Futbollisti i Realit ka zhvilluar një vit fantastik dhe ia ka dalë të rrëmbejë trofeun më të madh individual.

Ndërkaq, babai i tij, Stipe Modric është emocionuar tej mase, kur ka parë që djali i tij ka fituar trofeun e madh, madje nuk ka mundur t’i mbajë lotët.

Ai shkruan:
“Oh, djali im! Unë jam babai më i lumtur dhe më krenar në botë. Ti je gjeniu im!”