Ballina BOTA Azerbajxhan, fillon takimi i presidentëve Aliyev-Meta

Azerbajxhan, fillon takimi i presidentëve Aliyev-Meta

Presidenti Ilir Meta vijon vizitën zyrtare në Baku të Azerbajxhanit, ku u prit në takim nga presidenti azerbajxhanas Ilham Aliyev, ku të dy palët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe ecurinë e tyre shumë të mirë në vitet e fundit.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që presidenti Aliyev i ka dhënë projekteve të gazsjellësve TAP dhe IAP, nëpërmjet të cilave Shqipëria u bë pjesë e rrjetit të rëndësishëm të korridorëve botërore të energjisë. Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, të dy presidentët ndanë mendimin se zbatimi i suksesshëm i projektit TAP hap mundësi të reja bashkëpunimi, duke përfshirë edhe procesin e ardhshëm të gazifikimit të Shqipërisë.