Ballina LAJME Avokati i Popullit: Ndaj Enea Ftoit nuk u ushtrua dhunë, vdiq për...

Avokati i Popullit: Ndaj Enea Ftoit nuk u ushtrua dhunë, vdiq për shkaqe shëndetsore

Mbasi ka mbyllur hetimet Avokati i Popullit ka dalë në përfundimin se, shkaku kryesor se pse 27-vjeçari ka ndërruar jetë në ambjentet e Komisariatit të Korçës është ai shëndetsor dhe jo ushtrimi i dhunës, siç pretendohet nga familjarët e tij.

Këta të fundit kanë akuzuan policinë për shkakun e vdekjes së tij por, në hetimin e Avokatit të Popullit thuhet se Ftoit i ka pushtuar zemra dhe se askush nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

“Ndaj Enea Ftoit nuk është ushtruar dhunë fizike. Janë respektuar të drejtat ligjore gjatë veprimeve të kryera nga policia lidhur me orën e arrestimit, sigurimin e mbrojtësit, njohja me të drejtat etj. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton që shkaku i vdekjes së 27-vjeçarit ka qenë ndalimi i menjëhershëm i punës së zemrës, me mekanizmin e ishemisë akute të miokardit, sëmundje kronike të mushkërive dhe prezencë të produkteve narkotike,” – ka thënë Avokati i Popullit.