Avokati i infektuar me COVID-19, shtyhet seanca e grupit “Avdylaj” dhe e dosjes “339”

33

Një nga avokatët i infektuar me COVID 19, bëhet shkak për shtyrjen e seancës së grupit “Avdylaj” dhe dosjes 339.

Seanca e radhës duhet të më 16 nëntor për t’u plotësuar e afati i karantinimit 14 ditor.

Para pak ditësh, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka pranuar ditën e sotme kërkesën e Altin Avdylaj dhe të mbrojtësit të tij Av. Arber Hoxha, duke vendosur gjykimin e shkurtuar për këtë të pandehur dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë. Kështu Altin Avdylaj do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit, si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Burimet bëjnë me dije se për 5 të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të zakonshëm çështja është ndarë dhe pritet një trupë gjyqësore e deleguar nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që për 17 të pandehurit e tjerë do të gjykohen nga e njëjta trupë gjyqësore.

Personat në fjalë ranë në prangat e policisë, në aksionin Volvo 4. Ata akuzohen për trafik droge, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, krijimin e një grupi kriminal dhe pastrimi i produkteve të veprës penale, në bashkëpunim.