Ballina Aktualitet ‘Avokat 750 euro ora’/ Kush do ti paguajë paratë e Ramës kundër...

‘Avokat 750 euro ora’/ Kush do ti paguajë paratë e Ramës kundër gazetarit të ‘Bild’

Edi Rama doli e lajmëroi në mesdrekë nëpërmjet tëiterit se sapo i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz për nisjen e procesit gjyësor mbi publikimet e Bild.

Rama foli në postimin e tij në emër të shqiptarëve të cilët sipas tij duhet ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.

Por në emër të shqiptarëve Rama nuk tha se kush i paguan shpenzimet e gjyqit, familja e tij apo arka e shtetit shqiptar.

Ndërkohë që nga një vëzhgim i shpejtë rezulton se avokati Matthias Henz që ka prenotuar Rama, kushton 750 euro ora.

Tashmë Rama u ka një detyrim shqiptarëve tu tregojë se jo vetëm kush do ta paguajë këtë avokat, por kush do ta paguajë faturën e humbjes së gjyqit, kur Rama njihet për dështimet e tij spektakolare por edhe të kushtueshme të gjyqeve me ndërkombëtarët, ku mund të veçojmë këtu Pallatin e prishur te Uji i Ftohtë në Vlorë, arrogancë e Ramës që u kushtoi shqiptarëve në Strasbourg 13 milion euro; apo edhe gjyqi më i u fundit i humbur me Becchetin ku mbyllja e paligjshme e Agon Channel nga Rama do u kushtojë shqiptarëve 130 milion euro.