Ballina BOTA Aventura e re, një avion supersonik në ajër

Aventura e re, një avion supersonik në ajër

Kompania “Lockheed Martin” ka filluar ndërtimin e një aeroplani zyrtarisht të njohur si avioni i teknologjisë së zhurmës Supersonike X-59. Një paisje e tillë po realizohet në bashkëpunim me NASA për të përsosur zhurmën e zërit që do të lejonte uljen e aeroplanit supersonik në tokë.

“Lockheed Martin” tha se ky projekt shënon një moment historik për të sjellë udhëtimin supersonik komercial mbi tokë një hap më afër realitetit.

“Fillimi i prodhimit të projektit shënon një hap të madh përpara për X-59 dhe të ardhmen e udhëtimit të qetë komercial supersonik” – u shpreh drejtuesi i programit, Peter Iosifidis.

Dizajni i gjatë dhe i hollë i avionit është çelësi për arritjen e uljes së zërit. Ndërsa hyjmë në fazën e prodhimit, struktura e avionëve fillon të marrë formë, duke na sjellë një hap më afër për të mundësuar udhëtimin supersonik për udhëtarët në mbarë botën.

Më parë këtë vit, NASA përzgjodhi Lockheed Martin për të dizajnuar, ndërtuar dhe testuar fluturimin.

Pamja e supersonikut më të ri duket si ajo nëpër filmat e fantashkencës dhe ai do të transportojë 300 pasagjerë me një shpejtësi prej 6100 kilometrash në orë. Sipas të dhënave të para pritet që avioni supersonic të nis udhëtimin në vitin 2021.

Mesa duket jo vetëm inxhinierët dhe aventurierët por edhe pasagjerët e thjeshtë shumë shpejt mund të udhëtojnë me një avion supersonik.