Ballina Showbiz Ava Max, një tjetër emër shqiptar i shtohet top listave botërore

Ava Max, një tjetër emër shqiptar i shtohet top listave botërore

Pas Rita Orës, Dua Lipës, Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare ka pushtuar të gjitha top listat botërore muzikore. Bëhet fjalë për këngëtaren Ava Max ose ndryshe Amanda Koçi, e cila është bërë mjaft e njohur me këngën e saj “Sweet but Psycho”.

24-vjecarja e lindur në SHBA, por me prindërit me origjinë nga Saranda, momentalisht ndodhet në vendin e parë në Gjermani, Norvegji, Suedi, Danimarkë, Finlandë dhe është renditur e para në ‘ITunes’ në Britani.

Gjatë kësaj kohe, këngëtarja gjithashtu është duke u ngjitur me shumë sukses në top listat Australiane, Kanadeze dhe atë Amerikane. Ava Max është pjesë e shtëpisë diskografike “Warner”, njësoj si tre këngëtaret e tjera shqiptare. Ajo po punon tashmë për të publikuar sa më shpejt albumin e saj të parë.