Ballina Ekonomi / Biznes Autostrada Tiranë – Durrës së shpejti me pagesë

Autostrada Tiranë – Durrës së shpejti me pagesë

Kalimi i rrugës Tiranë – Durrës është tashmë çështje kohe. Ministri i Financave Arben Ahmetaj është shprehur se nuk do të ketë asnjë kosto në buxhetin e shtetit lidhur me këtë aks. Ndërkohë gjatë prezantimit të buxhetit Ministri i Financave është shprehur se nga korriku nuk do të ketë më koncesion me oferta të pakërkuara. Dhe pritet që nga viti i ardhshëm ky aks rrugor të bëhet me pagesë.

Qeveria mbetet e bindur në dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës.

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Ministri Ahmetaj ka thënë se po përgatitet procedura përrrugën  Tiranë – Durrës për zgjerim me tre korsi. Ndërkoh kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, është shprehur se duhet pasur kujdes për kontrataT e reja që janë parashikuar në këtë hark kohor si dhe ka ngritur një sërë pikëpyëtjesh në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm.