Ballina Kronikë Autostrada Tiranë-Durrës, makina shpërthen në flakë

Autostrada Tiranë-Durrës, makina shpërthen në flakë

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit teksa makina ishte në ecje e sipër. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e ngjarjes si dhe shkaqet e djegies së mjetit.

Makina ka shpërthyer në flakë brenda një kohe shumë të shkurtër dhe ndërhyrja e zjarrëfikses ka qenë thuajse e kotë, e gjithashtu bëhet me dije se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.