Ballina Aktualitet Autostrada Tiranë-Durrës, autobusi përplas për vdekje kalimtarin

Autostrada Tiranë-Durrës, autobusi përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident ka ndodhur sot në autostradën “Tiranë-Durrës”. Mësohet se autobusi me drejtues shtetasin me iniciale M.Th 51 vjeç ka përplasur për vdekje një kalimtar ende të paidentifikuar.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për identifikimin e këmbësorit.

“Mjeti autobus me drejtues shtetasin M. Th., 51 vjeç ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit,” – njofton policia.