Ballina Aktualitet Autostrada Tiranë-Durrës, aksident automobilistik, bllokohet hyrja

Autostrada Tiranë-Durrës, aksident automobilistik, bllokohet hyrja

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, tek Ura e Kasharit.

Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por përplasja e makinës ka shkaktuar trafik disa kilometra përgjatë autostradës, duke e bërë hyrjen për në Tiranë thuajse të pamundur për momentin.

Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë dhe po punojnë për zhbllokimin e trafikut.