Ballina Uncategorized Autoritetit Kombëtar i Ushqimit prezanton drejtorin e ri

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit prezanton drejtorin e ri

Ditën e sotme Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në një ceremoni të organizuar ku morën pjesë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe ish-drejtori Agim Ismaili, u bë me dije emri i ri që do të mbajë postin drejtues të institucionit, Agron Hetoja.

Gjatë ceremonisë ministri Çuçi përmendi gjithashtu partneritetin e ri me Bashkimin Europian në fushën e sigurisë ushqimore, projekt që u prezantua një ditë më parë dhe ku AKU-ja do të ketë rol vendimtar në transformimin rrënjësor që synohet t’i bëhet kontrollit të të gjitha hallkave të zinxhirit ushqimor në Shqipëri.

Siguria ushqimore mbetet prioritet i punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe gjithë institucioneve të tjera të varësisë.

Me rëndësi të madhe këtu është edhe përfshirja e konsumatorëve, ndërgjegjësimi i tyre dhe angazhimi i përbashkët në sfidat me të cilat ndeshet sot siguria ushqimore, si një komponent i rëndësishëm edhe i sigurisë kombëtare.