Ballina Aktualitet Autoritetet gjermane, të dhëna mbi pasurinë e ish-kryeprokurorit Llalla

Autoritetet gjermane, të dhëna mbi pasurinë e ish-kryeprokurorit Llalla

Autoritetet gjermane i kanë kthyer përgjigje Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila përmes një letër-porosie pati kërkuar informacione lidhur me pasurinë e ish-kryeprokurorit në këtë shtet.

Në emër të Lallës, rezultojnë vetëm pagesat e shtëpisë me qira dhe të shkollës së fëmijëve; asnjë shtëpi apo prona të tjera.

Hetimet për të nisen pak muaj pasi dorëzoi detyrën, në kuadër të hetimeve për “pastrim parash”, “refuzim të deklarimit të pasurisë”, “mosdeklarim”, “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë që në 23 korrik të këtij viti, Krimet e Rënda sekuestruan afro 1 miliard lekë pasuri të ish-kryeprokurorit, masë kjo që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, pas kontestimit të Llallës.

Ish-kryeprokurori nuk pranoi të bëhej pjesë e procesit të Vettingut, ndërsa Departamenti i Shtetit i ndaloi edhe hyrjen e tij dhe familjes në Shtetet e Bashkuara.