Autorë të dy vrasjeve të ndryshme në Durrës, Kote dhe Tatasi nuk pranohen në burgun e qytetit, ja ku do të vuajnë dënimin

126

Sipas informacioneve të marra nga media, diçka e pazakontë ka ndodhur me Arbër Koten, i cili pasi është dënuar nga gjykata nuk është pranuar në burgun e Durrësit.

Kjo pasi i ati më parë ishte drejtor i burgut, i vendosur në detyrë nga Partia Socialiste.

Bëhet fjalë për Astrit Koten, i dënuar në vitin 2016 për favorizim të lirimit të Lul Berishës.

Arbër Kote ka folur për ngjarjen duke thënë se e ka qëlluar viktimën me thikë për vetëmbrojtje pasi Idajeti e kishte goditur fillimisht atë me grushte.

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai regoi shumë ashpër. Më fyeu dhe më qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shume keq.”-tha ai.

Nga ana tjetër edhe Serxho Tatasi, i akuzuar për vrasjen e Armando Baboçit nuk është pranuar në burgun e Durrësit, pasi në këtë insitucion punon e ëma si kuzhiniere.

Të dy janë transferuar në burgun e Fushë-Krujës për të kryer burgimin.