Automjeti u përplas me trafikndarësen, humb jetën 24 vjeçari

91

Një i ri ka humbur jetën sot në një aksident tragjik.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Milot-Thumanë, ndërsa viktimë mbeti 24-vjeçari me inicialet D. Gj.

Automjeti doli nga rruga dhe makina u përplas me trafikndarësen.

Menjëherë u bë transportimi për në spital, por 24-vjeçari humbi jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.