Ballina BOTA Austria, mbështetje Shqipërisë për reformat

Austria, mbështetje Shqipërisë për reformat

Austria i ka dhënë mbështetje Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij Austriak, Wolgang Sobotka , ku kanë folur për bashkëpunimin produktiv që kanë dy vendet.

Ruçi shprehu mirënjohje ndaj mbështetjes së dhënë nga Austria.
“Mirënjohje Austrisë për mbështetje e dhënë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ishte një takim shumë vllazëror i një bashkëpunimi akoma më produktiv midis dy vendeve”, u shpreh Ruçi.
Sobotka premtoi se Austria do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit Europian.

Presidenti i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka tha se pavarësisht arriitjeve të deri më tanishme Shqipëri ka nevoje ende për shumë punë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europan.

“Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera dhe janë në nivel të lart, por sigurisht që ka nevojë për përpjekje të mëtejshme për shoqërimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit drejt BE-së. Shqipëria e realizoi me sukses procesin e vetting-ut si dhe ka bërë përpjekje për evoluim”, u shpreh Sobotka.

Më tej ai tregoi projektin e parlamentit austriak, i cili ka si synim zhvillimin e parlamenteve ballkanike duke ofruar bursa për punonjësit e administratës për të shuar e vizituar nga afër parlamentin e Austrisë.

“Parlamenti austriak e ka bërë pjesë të tij zhvillimin e parlamenteve ballkanik duke përfshirë atë të Shqipërisë. Në janar të vitit 2019 do të ofrojmë bursa për punonjësit e administratës së parlamenteve të vendeve të Ballkanit, të cilët do të shkojnë në Austri e do shohin si funksionon parlament austriak,” -tha ai.