Ballina BOTA Austri, sekuestrohen 37,3 milionë euro asete mafioze

Austri, sekuestrohen 37,3 milionë euro asete mafioze

Policia austriake ka arritur të sekuestrojë një pjesë të madhe së parave të mafias në Austri, me një vlerë prej 37,3 milionë euro asete, që ishin investuar në pasuri të paluajtshme nga mafia siçiliane me qëllim pastrimin e parave.

Hetimi kishte nisur në zyrën e prokurorisë në Reggio di Calabria. Në mes të nëntorit, Austria mori një kërkesë për ndihmë juridike nga Kalabria për dyshimin e pastrimit të parave.

Pas kësaj, sistemi austriak i drejtësisë hetoi mbi katër apartamente në Vjenë dhe Innsbruck dhe sekuestroi llogari për një  total prej 1,8 milionë euro.

Sipas Shefit të Krimit të Organizuar dhe Krimit të Përgjithshëm të Agjencisë Federale Kriminale Austriake (BK), Andreas Holzer, ky ishte vetëm fillimi.

Pasi shumat e para të parave u konfiskuan, për hetuesit ishte një sinjal pasi të dyshuarit u përpoqën të hiqnin gjurmët. Austriakët ngrinë llogaritë e dyshimta dhe arritën të sekestronin 37,3 milionë euro.