Ballina BOTA Austri, qëllohet për vdekje shqiptari

Austri, qëllohet për vdekje shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vöcklabruck të Austrisë, ku si pasojë e një sherri në një lokal ka humbur jetën një shqiptar nga Maqedonia.

Ngjarja ka ndodhur në shisha barin “Veelax” në Regau dhe bëhet me dije se shqiptari është qëlluar me thikë nga disa persona ende të paidentifikuar.

Policia ende po përpiqet të zbardhë shkaqet e kësaj vrasje misterioze, që dyshohet se ka ndodhur per motive banale. Dyshohet se në mesin e sulmuesve kanë qenë dy shqiptarë.