Ballina BOTA Austri, OPEC dhe aleatët e tij ulin prodhimin e naftës

Austri, OPEC dhe aleatët e tij ulin prodhimin e naftës

OPEC dhe aleatët e tij, njoftuan sot një ulje të përbashkët të prodhimit të tyre të naftës me 1,2 milionë fuçi në ditë me shpresën që të rregullojnë çmimet e naftës, në përfundim të bisedimeve maratonë të  shqyrtuara nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ky objektiv, që pritet plotë ethe nga tregjet, do të jetë një ulje me 800 000 fuçi në ditë për 14 vendet e OPEC-ut dhe 400 000 për dhjetë partnerët,” – theksoi organizata gjatë një konference për shtyp që u zhvillua në selinë e saj në Vjenë.

Ky reduktim, që përkon afërsisht me 1% të prodhimit botëror, ka për synim të bllokojë rënien e çmimeve, që kanë rënë me 30% në dy muaj nën kontekstin e një mbiprodhimi kronik.