Ballina BOTA Australia përfshihet nga temperatura përvëluese

Australia përfshihet nga temperatura përvëluese

Photo: Brook Mitchell

Australianët po vuajnë një valë brutale të të nxehtit pas Krishtlindjes, me temperatura në shumicën e pjesëve të juglindjes së vendit me temperatura nga 10 deri në 14 gradë celsius më shumë se vlera normale të temperaturave në këtë sezon.

Paralajmërime ekstreme për zjarre janë lëshuar në pjesën e Australisë Jugore, Victoria dhe Australia Perëndimore, sipas Byrosë Australiane të Meteorologjisë.

“Shkaku i nxehtësisë është një rrymë ajrore me presion të lartë që vendoset në pjesën më të madhe të kontinentit gjatë ditëve të fundit,” – tha për CNN meteorologu Gene Norman.

Temperaturat në shumë zona i kalojnë 45 gradë celsius.

Meteorologu Brandon Miller shtoi se Australia ka lëshuar kohët e fundit një alarm për fenomenin El Nino që është formuar në Oqeanin Paqësor.

“El Nino, i cili karakterizohet nga një ngrohje e ujërave tropikale në Oqeanin Paqësor, sjell kushte më të ngrohta dhe më të thata në pjesën më të madhe të Australisë, veçanërisht në juglindje“, tha Miller.

Janari është zakonisht muaji më i nxehtë i verës australiane dhe shumë besojnë se moti aktual mund të jetë preludi i një moti më ekstrem në fillim të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, Sidney përjetoi temperaturën më të nxehtë në afro 80 vjet në janar të vitit 2018, me merkur që ngrihej në 47.3 C, vetëm gjysmë shkallë rekordi i regjistruar ndonjëherë, ai prej 47.8 C në 1939.

Temperaturat e larta në fillim të këtij viti kanë krijuar ngordhje masive tek kafshët e egra, veçanërisht tek lakuriqët, që po vdesin për shkak të dehidratimit, ndërkohë që edhe dimri ishte i ngrohtë dhe i thatë për pjesën më të madhe të vendit gjatë muajit gusht.