Ballina BOTA Australi, po përgatisnin sulm terrorist, arrestohen 3 të rinj

Australi, po përgatisnin sulm terrorist, arrestohen 3 të rinj

Policia australiane ka arrestuar tre persona që po komplotonin për të kryer një sulm terrorist. Arrestimet janë bërë në Melburn dhe janë të moshës 21, 26 dhe 30 vjeç.

Siç raportojnë mediat, të arresutairut janë frymëzuar nga Shteti Islamik.

“Sigurisht që ata po shihnin një vend grumbullimi masiv, ku do të kishte turma, sepse ata po përpiqeshin të përqendroheshin në një vend kur të vrisnin sa më shumë njerëz“, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i policisë.

Më parë këtë muaj, një person vrau me thikë një burrë dhe plagosi dy të tjerë në Melburn në atë që policia tha se ishte një sulm terror.