Ballina BOTA Australi, njihet Jeruzalemi Perëndimor si kryeqyteti i vendit

Australi, njihet Jeruzalemi Perëndimor si kryeqyteti i vendit

Australia është bërë vendi i ri që ka njohur zyrtarisht Jerusalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit.

Pavarësisht kësaj, qeveria australiane ka deklaruar se nuk do ta bëjë zhvendosjen e ambasadës së vet nga Tel Avivi në Jerusalem pa u arritur një marrëveshje përfundimtare e paqes.

Kryeministri Scott Morrison, tha se qeveria do ta njohë gjithashtu edhe shtetin e ardhshëm të Palestinës, me kryeqytet Jerusalemin Lindor, pasi të arrihet marrëveshja mes dy shteteve. Njoftimin për këtë vendim e dha vet kryeministri, i cili po mbante një fjalim në Institutin e Sidnit.

Në anën tjetër, udhëheqësi i opozitës, Bill Shorten, tha se vendimi i qeverisë është një vendim shkatërrues dhe është pjesë e fushatës parazgjedhore të kryeministrit. Ai e akuzoi Morrisonin se e ka vendosur interesin personal para interesit kombëtar.