Ballina BOTA Australi, krokodila dhe gjarpërinjë në zonat e përmbytura

Australi, krokodila dhe gjarpërinjë në zonat e përmbytura

Banorët e Queensland në Autrali janë paralajmëruar rreth rrezikut të ujërave që kanë përmbytur rajonin, të cilat mund të përmbajnë krokodilë, gjarpërinj madhe edhe mbetje të feçeve njerëzore si pasojë e shirave të dendur në rajon.

Pasi disa reptileve ujore vdekjeprurës janë vërejtu rreth qytetit të Townsville, autoritetet shtetërore lëshuan një numër paralajmërimesh të hënën. Vendasit janë duke u këshilluar që të jenë vigjilente dhe për shfaqjen e gjarpërinjve në vendet më të “papritur” ndërsa ekuipazhet e emergjencës vazhdojnë të merren me rritjen e niveleve të ujit.

“Krokodilat mund të shihen duke kaluar rrugë dhe kur përmbytjet tërhiqen, krokodilat mund të shfaqen në vende të pazakonta, si diga të fermave apo gropa të ujit ku nuk janë parë më parë. Në mënyrë të ngjashme, gjarpërinjtë janë notues shumë të mirë dhe mund të dalin papritur gjithashtu,” – paralajmëroi ministri i shtetit për mjedisin, Leeanne Enok.