Ballina KULTURË Australi, hajdutët vjedhin veprën e artit, dy ditë para se të shitej

Australi, hajdutët vjedhin veprën e artit, dy ditë para se të shitej

Disa grabitës arritën që të vjedhin një vepër arti, e cila do të shitej pas dy ditësh. Ngjarja ka ndodhur në Australi, teksa autoritetet policore janë vënë në kërkim të autorëve.
Ata akuzohen në lidhje me vjedhjen e një pikture peisazhi të impresionistit francez, Pierre-Auguste Renoir.

Peisazhi, që vlerësohet deri në 160 mijë euro, mendohet të jetë marrë nga korniza të hënë, përpara shitjes së planifikuar në Dorotheum të mërkurën, – tha forca policore e qytetit për Reuters.

Patrick Maierhofer, zëdhënës i policisë së Vjenës, tha për CNN se hetuesit tani ishin në kontakt me forcat ndërkombëtare të policisë.
“Gjithçka ndodhi me të vërtetë shumë shpejt, kështu që ne mendojmë se të dyshuarit ishin profesionistë”, – tha ai.
“Ata e morën pikturën jashtë kornizës dhe dolën nga godina dhe ishin shumë të koordinuar”, shtoi ai.