Ballina BOTA Australi, çifti vdes vetëm disa orë pas njëri tjetrit

Australi, çifti vdes vetëm disa orë pas njëri tjetrit

Një çifti në Australi ka vdekur disa orë pas njëri-tjetrit.

Ish-lojtari i Market Drayton Town, Jason Francis u përplas për vdekje nga një makinë pranë shtëpisë së tij ku banonte me partneren Alice Robinson.

Robinson, e cila raportohet se u pikëllua nga humbja e Francis, u gjet më vonë e vdekur.
Mediat raportojnë se gruaja i dha fund jetës së saj pas vdekjes së të dashurit.
29-vjeçari kishte dalë me miqtë e tij, para se të merrte një taksi për tu kthyer në shtëpinë e tij në Scarborough, Perth.

Policia raportoi se ai u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 18 vjeçar.
Gjithashtu po hetohet shkaku i vdekjes së Alice.

Çifti ishte në një lidhje prej tetë vitesh.

Nëna e Robinson, Dawn shkroi në mediat sociale: “Unë dua që të gjithë ta dinë se vajza ime e bukur ishte aq e tronditur sa nuk mund të duronte të jetonte pa Jase dhe zgjodhi ti jepte fund jetës.”

Robinson u gjet pa jetë duke parë nga dritarja pasojat e tragjike të vdekjes së të dashurit të saj.

Çifti i ri u zhvendos në Australi nga Anglia më pak se një vit më parë.