Ballina Aktualitet Aurel Plasari hedh ide të re mbi qeverinë, me kontratë jo me...

Aurel Plasari hedh ide të re mbi qeverinë, me kontratë jo me mandat 4-vjeçar

Studiuesi i njohur, profesor Aurel Plasari ka hedhur një ide të re, të padëgjuar më parë në politiken shqiptare. Duke iu referuar situatës aktuale, ai tha në emisionin “A show” në News24 se mandati i maxhorancës që fiton zgjedhjet nuk duhet të jetë për 4 vjet, por të nënshkruhet një kontratë tek Presidenti dhe nëse nuk mban premtimet e bëra në fushatë duhet të ikë.

“Unë mendoj se ajo e 4 vjetëve duhet të ndryshojë, me korrigjimin e legjislacionit të zgjedhjeve duke kërkuar që gjithçka që premtohet në propagandën elektorale të jetë kontratë dhe të nënshkruhet diku.

Të nënshkruhet aty ku merren portofolet, tek Presidenti. Çdo gjë që e justifikojnë me propagandë elektorale, por që janë premtime për të cilat elektorati iu jep votën duhet të jetë e sanksionuar në një kontratë. Të jetë një kontratë e nënshkruar.

E kam kërkuar votën 1-2-3-4-5 premtime, afatet për to, marzhin e afateve por që kanë një kriter deri ku shkon. Zotëri ti ke shkelur këtë kontratë, ja ku janë argumentet e nuk presim 4 vjet. Ku ka më supermetodë që të premtosh e të mos i bësh. Kjo është akademike, ky lloj abuzimi me marrjen e votave.

Të marrësh votat me diçka që nuk e bën. Nuk ka vjedhje më të sofistikuar dhe më të hapur se kjo. Le t’i hapin gazetarët, ka thënë që do t’i bëjë rrugët me pagesë, jo nuk ka thënë”, – tha Plasari që shprehu bindje se në 30 qershor do të ketë zgjedhje.

“Kryeshërbëtori mund të shkojë drejt asaj aventure sepse aventurat për të bërë diçka që nuk është bërë të japin një lloj kënaqësie. Të futem në histori se bëra një palë zgjedhje pa opozitën… Ka shumë gjasë që edhe të bëhen. Kjo e thellon procesin e konfliktit social e politik. Se deri kur mund të shkojë ky konflikt, rëndësi ka që kjo ngjarje do zgjidhet” – tha Plasari.