Ballina KULTURË Aty ku banon elita: Ju prezantojmë lagjen luksoze në Stamboll që quhet...

Aty ku banon elita: Ju prezantojmë lagjen luksoze në Stamboll që quhet “Fshati i shqiptarëve”

Nëse ju bie rruga të shkoni në Stamboll, ju këshillojmë të vizitoni një lagje piktoreske dhe krejtësisht të mahnitshme që quhet Arnavutköy, në shqip “Fshati i shqiptarëve”.

Asnjë guidë turistike turke nuk e përmend praninë shqiptare në këtë lagje karakteristike dhe të kamur, duke u mjaftuar me shpjegime rrethanore që maksimumi pranonin se në këtë zonë dikur patën jetuar “Rumët”, siç turqit quanin tërë të krishterët ortodoksë.
Por Arnavutköy njihet si një lagje ku gjithkush dëshiron të jetojë dhe të shëtisë, një zonë ku spikat arkitektura tradicionale e bregut të Bosforit. Vilat e periudhës osmane, shtëpitë madhështore të zyrtarëve osmanë dhe vendbanimet e elitës së Stambollit në shekuj janë ato që tërheqin vëmendje.

Emri i kësaj lagjeje vjen nga koha e Sulltan Mehmet Fatihut, i cili pasi pushtoi Konstadinopojën, më tutje, me shumë mundime arrin të pushtojë edhe Arbërinë vite pas vdekjes së Gjergj Kastriotit. Ai e quajti këtë lagje Arnavutköy për shkak të origjinës së banorëve nga Arbëria që pati sjellë për ta ripopulluar këtë zonë pas shkretimeve të luftës dhe pushtimit të Konstandinopojës.
Të tjera burime ia taksin emrin e lagjes jeniçerëve në shumicë me origjinë shqiptare që ishin të ngarkuar me mbrojtjen e sulltanit, të cilit do të themelonin këtë vendbanim të mrekullueshëm.