Ballina Kronikë Athinë, qëllohen me armë dy shqiptarë

Athinë, qëllohen me armë dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë sulmuar dje në Ambelokipi të Athinës, në kryqëzimin e rrugëve Sinope dhe Michalakopoulou me armë zjarri nga persona të cilët janë ende të paidentifikuar.

Mediat greke raportojnë se dy shqiptarët ishin duke udhëtuar me makinë kur janë sulmuar nga një motor me dy persona, të cilët mbanin kaskë në kokë dhe si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar, pasi fatmirësisht plumbat nuk  kanë kapur shqiptarët.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.