Ballina LAJME Athinë, godet me thikë afganin, kapet shqiptari si i dyshuar i vrasjes

Athinë, godet me thikë afganin, kapet shqiptari si i dyshuar i vrasjes

Policia greke ka arrestuar gjatë ditës së sotme shqiptarin, i cili dyshohet si autori i vrasjes së afganit me thikë mbrëmjen e së shtunës në mes të Athinës.

Viktima ndodhej në rrugët qendrore Menandru dhe Sofokleus, në Omonia kur dy persona kanë ndaluar afër motorin ndërsa njëri ka zbritur duke e qëlluar me thikë afganin. Sipas medias greke, viktima u qëllua tri herë me thikë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nuk jepen detaje për identitetin e shqiptarit, ndërkaq hetimet vijojnë me intensitet të lartë deri në zbardhjen e plotë të sulmit me thikë ku humbi jetën afgani.